Partia Social Demokrate duket se ka bërë një ndryshim për t’u regjistruar si garuese në zgjedhjet e 25 prillit nga KQZ.
Më datën 8 shkurt ambasadorja amerikane, Yuri Kim publikoi vendimin e DASH që e kishte shpallur Tom Doshin ‘non grata’ dhe duke shtuar se votuesit shqiptarë meritojnë më mirë.
Tom Doshi në cilësinë e kryetarit të PSD, kërkoi regjistrimin në zgjedhjet e 25 prillit. Nga ana tjetër në një dokument të ri, rezulton se më datë 12 shkurt rezulton se kryetar i PSD është Engjëll Bejtja.
KQZ sot ka pranuar regjistrimin e PSD si parti garuese në zgjedhje, por pritet të shihet nëse Tom Doshi do të jetë në listat e saj apo jo.
(BalkanWeb)