TIRANË- Në komisionin e CEZ janë publikuar sot edhe dokumente nga sistemi Tims për hyrje-daljet e dëshmitarit Nuel Kalaj, i ashtuquajtur nga Taulant Balla si sekser i Shkëlzen Berishës. Gazetarja Marsela Karapanço tha për BalkanWeb se nga këto dokumente rezulton se në 4 raste targat e automjeteve nuk janë identifikuar, ndërsa ka pasur lëvizje edhe me targa të huaja.

Në disa raste kufirin sipas sistemit Tims, Nuel Kalaj e ka kaluar edhe në këmbë. Udhëtimet me avion rezulton të jenë shumë të rralla. Në fletën e shënuar me rozë, udhëtimet janë bërë në të njëjtat data kur janë bërë edhe lëvizjet e parave.

Në total nga viti 2006 deri në 2012, Kalaj ka bërë rreth 100 lëvizje jashtë Shqipërisë. E-maile-t e sjella si prova nga kreu i komisionit hetimor, Taulant Balla tregojnë se Kalaj ka patur komunikim me drejtues të CEZ, aty përmend edhe drejtues të lartë, siç janë ish- kryeministri në atë kohë, Sali Berisha, ish-ministrisë i Ekonomisë dhe Energjisë.
dok 7

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: