TIRANE- Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerimin Johannes Hahn lexoi sot verdiktin e KE-së, progres-raportin e vitit 2016-të për vendet që synojnë BE, ndërsa hapi dritën jeshile edhe për Shqipërinë, kur tha se rekomondojmë hapjen e negociatave, ndonëse të kushtëzuara.

Rekomandimi për Shqipërinë kushtëzohet nga reforma në drejtësi dhe veçanërisht zbatimi i ligjit të vettingut. “Shqipëria ka bërë progres, Reforma në gjyqësor është domethënëse. Puna për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prodhimit dhe tregtimit të drogës ka vazhduar dhe vazhdon. Nisur nga këto përpjekje Komisioni jep një rekomandim të kushtëzuar sa i përket hapjes së negociatave. Zbatim reformës në drejtësi si dhe ligji i vettingut, rivlerësimi gjykatësve dhe prokurorëve duhet parë se si funksionon në terren, pra duhet zbatim”,- nenvizoi ai.

FLECKENCTEIN: SHQIPËRISË T’I HAPEN NEGOCIATAT NË 2017

Raportuesi për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein ka deklaruar sot në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian se Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat në vitin 2017-të, duke u bazuar në punën e bërë vititn e kaluar.

“Në Shqipëri është bërë shumë vitin e kaluar, është arritur të ketë disa ndryshime në legjislacion që janë sinjal pozitiv për të hapur negociatat për vitin 2017-të”,- tha ai.

DOKUMENTI
Pak më herët, gazetarja e News 24 dhe BalkanWeb, Marsela Karapanço ka mundur të sigurojë dokumentin ku tregohet kushti që Shqipëria duhet të plotësojë për çeljen e negociatave, ndonëse rekomandimi do të jetë pozitiv.

Në një kopje të siguruar të progres-raportit thuhet se çelja e negociatave do të ketë kusht reformën në drejtësi.
dokumeti-BE

dokumeti-BE-2

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: