22 deputetë të opozitës parlamentare kërkojë që 21 Janari të shpallet festë kombëtare. Qëllimi nuk është përkujtimi i 4 të vrarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 Janar 2011 përpara selisë së kryeministrisë, por kremtimi i Kongresit të Lushnjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

Deputetët, në projektligjin e depozituar në Kuvend kërkojnë që me miratimin e 21 Janarit të kujtohet ngjarja historike, kur u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.

Në draftin ligjor që do kalojë në procedurat parlamentare kërkohet shpallja Festë Kombëtare data 21 Janar, si dita e çeljes së Punimeve të Kongresit të Lushnjes më 21 janar të vitit 1920. Listën e propozuesve të kësj nisme ligjore e kryeson Myslmim Murrizi, deputet i zgjedhur në Lushnje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb