MOSKE– “Një idiotësi që nuk meriton asnjë koment”. Kështu i cilësoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, raportin e një organizmi studimor të varur nga Pentagoni, që ka ngritur hipotezën sipas së cilës presidenti rus, Vladimir Putin vuan nga sindroma Asperger, (çrregullim i autizmit që ka ndikim në të gjitha vendimet).

Sipas një raporti të përgatitur nga US Naval College i Newport në Rhode Island për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, presidenti rus është prekur nga një “çrregullim i gamës autike që ndikon në vendimet e tij”. Ky dokument i vitit 2008 është publikuar nga e përditshmja amerikane “USA Today”.

Persona të tjerë të famshëm, të prekur nga sindromi i Aspergerit dyshohet se janë edhe Albert Einstein, Marilyn Monroe, Abraham Lincoln dhe Suzanne Boyle.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: