TIRANË

Rektorati i Universitetit të Tiranës iu ka bërë thirrje studentëve të paraqiten në auditore për të vijuar procesin e rregullt mësimor. Gjithashtu pas mbledhjes është vendosur  shtyrja e afatit të pagesave të tarifave dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.


Gjithashtu pas diskutimit të ditës së sotme, Rektorati vendosi për të zëvendësuar të gjithë orët e humbura për shkak të protestës së studenteve, të cilët prej kohësh  kanë bojkotuar mësimin.


Mes tjerash, në vendimet e marra sot thuhet se studentët do të bëhen pjesë në një plan pune, i cili do ndihmojë dhe synojë përmirësimin e kushteve në fakultete, ndërsa prioritet do të jetë kërkim shkencor dhe transparenca e të gjithë institucionit.


Kërkesat e Rektoratit:

  1. T’ju bërë thirrje studentëve të Universitetit të Tiranës t’i rikthehen procesit mësimor, duke garantuar të drejtën e studentëve për zhvillimin normal të procesit mësimor duke respektuar nga ana tjetër edhe të drejtën e tyre për të protestuar.
  2. Të marrë masa që të garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 2018-2019, nëpërmjet zëvendësimit të orëve të parealizuara për shkak të protestës, duke përshtatur strukturën akademike të vitit 2018’2019.
  3. Të marrë masa dhe të urdhërojë të gjithë strukturat e Universitetit të Tiranës për shtyrje të pagesës së tarifave dhe për shtyrjen e procedurave të marrjes së dokumentacionit për përfitim burse dhe të studentëve të kategorive të veçanta.
  4. Të marr masa për ngritjen e grupit të punës me përfaqësi nga secila njësi kryesore dhe të ftoj studentët të jenë pjesë e tij në përgatitjen dhe realizimin e një plani veprimi në shërbim të përmirësimit të veprimtarisë së Universitetit të Tiranës në tërësi dhe veçanërisht në çështjet që lidhen me mësimdhënien, kërkimin shkencor, administrimin dhe transparencën e të gjithë aktivitetit të institucionit.

 

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)