Kontrata e firmosur nga Erion Veliaj dhe i vëllai i tij Arbër Veliaj me studion ligjore “Kasowitz Benson Torres LLP” mban datën 1 mars, 19 ditë nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës në zyrën e tij.
Sipas dokumentit të siguruar nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, në kontratë kanë firmosur për shumën 300 mijë dollarë për studion ligjore amerikane, Erioni dhe i vëllai i tij.











Sipas shkresës së siguruar nga gazetarja e News24, shuma prej 300 mijë dollarë është depozituar nga data 7 mars deri në 12 mars, nga ana e vëllezërve Veliaj.
Kjo shumë, sipas kontratës do të mbulonte shpenzimet e hotelit, transportit, ushqimet dhe aksesin në terminalin privat.
Po në datën 7 mars, në kontratë thuhet se një shumë mbi 10 mijë dollarë është paguar në linjë ajore United Airlines, për të mbuluar udhëtimin drejt Shqipërisë, për të ndjekur seancën e Apelit të kryebashkiakut Veliaj në Tiranë.
Firma ligjore sqaron në kontratën e publikuar se shërbimet ndaj Veliajt mund të përfshijnë komunikime në emër të klientit me DASH dhe agjencitë e tjera të ekzekutivit amerikan si dhe komunikime publike në lidhje me ligjin shqiptar dhe qeverinë shqiptare.
Në termat e kontratës dërguar palës kontraktuese, që mban datën 1 mars, firma ligjore i drjetohet Erion Veliajt, Arbër Veliajt dhe Sara Goxhaj, ish-shefe kabineti në bashkinë e Tiranës, e besuara e Veliajt që u shkarkua disa ditë më parë nga Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë.
Në këtë shkresë konfirmohet pajtimi i kësaj firme për të dhënë këshilla mediatike, strategjike dhe ligjore në lidhje me hetimin e SPAK, në Shqipëri.
“Ne kërkojmë një depozitë 300 mijë dollarë.Cdo shumë e papërdorur e kësaj depozite do tju kthehet në përfundimin e ccështjes”, thuhet ndër të tjera në kontratën e firmosur mes studios ligjore amerikane dhe ekipit të Veliajt.
Sipas shkresës, firma ligjore “Kasowitz Benson Torres LLP” u ka dërguar kontraktuesve dhe tarifat për 3 avokatët që kanë marrë cështjen përsipër të cilët variojnë nga 500 dollarë në orë deri në 1950 dollarë, konkretisht; Daniel J. Fetterman S 1.950, Brian S. Choi $1,275 , Richard Pinal $500.
(Balkan Web)