Kandidati i PS, në qarkun e Tiranës, Blendi Gonxhja, i ftuar në emisionin “Open” në News24, e ka cilësuar progresin e arritur deri më tani të Shqipërisë, si një transformim të pakrahasueshëm.
Gonxhja tha se, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Shqipëria sot është në një nivel që nuk krahasohet me të tjerë.
Lidhur me nivelin e standardit të jetesës në Shqipëri në 12 vitet e qeverisjes socialiste, Gonxhja tha se të ardhurat për frymë janë 3-fishuar dhe duhet të ishin me 40 përqind më shumë në 2030.
“Nga pikëpamja ekonomike nuk krahasohet 2013-2025 në shifra, nuk mund të diskutohet që rritja është evidente, kur të ardhurat për frymë janë 3-fishuar dhe duhet të ishin me 40 përqind më shumë në 2030.
Për pagën mesatare u rrit me 2.6 herë dhe do rritet më tej. Ka një numër të madh kompensimesh që i adresohen kategorive në nevojë, është bërë shumë në atë drejtim”, tha Gonxhja.
I pyetur për premtimin e PS se paga mesatare në mandatin e 4-tërt të qeverisjes do të jetë 1200 euro, Blendi Gonxhja e ka cilësuar ambicie të lartë dhe korrekte, në një kohë kur premtimet e kundërshtarëve politikë sipas tij, janë veçse deliruese.
Blendi Gonxhja: Dolëm nga errësira pas ’90, transformimi i pakrahasueshëm Jemi në maksimumin e mundshëm, për tranzicionin shqiptar të shkurtër.
Ne patëm probleme me informalitetin, praktikisht nga errësira ku dolëm ne, kushtet absolutisht me rajonin nga dolëm ne, Shqipëria sot është në një nivel që nuk krahasohet me të tjerë.
Nga pikëpamja ekonomike nuk krahasohet 2013-2025 në shifra, nuk mund të diskutohet që rritja është evidente, kur të ardhurat për frymë janë 3-fishuar dhe duhet të ishin me 40 përqind më shumë në 2030.
Për pagën mesatare u rrit me 2.6 herë dhe do rritet më tej. Ka një numër të madh kompensimesh që i adresohen kategorive në nevojë, është bërë shumë në atë drejtim.
Të synosh tek paga mesatare 1200 euro brenda mandatit të katërt, është ambicie e lartë dhe korrekte, nuk jemi duke e zmadhuar, duke e dëgjuar nga goja e atyre që duke qenë se nuk fitojnë e kanë të lehtë të delirojnë.
(BalkanWeb)