Një operacion blic i SPAK dhe Policisë së Shtetit me disa arrestime u zhvillua gjatë natës të së dielës dhe orëve të para të mëngjesit të ditës së hënë në qytetin e Elbasanit. BalkanWeb mëson se është arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ndaj së cilës GJKKO caktoi më parë masën “arrest në shtëpi”, pasi emri i saj doli gjatë hetimeve për operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2”, për lidhje me grupet kriminale, operacion gjatë së cilit u lëshuan mbi 30 udhërarreste. Po ashtu, janë ushtruar kontrolle te banesa e ish-gjyqtarit Taulant Tafa. Masë arresti shtëpiak është dhënë edhe për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

Detajet e operacionit
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

Pajtime Fetahu1
Pajtime Fetahu1

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu

Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut. Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”, ndërsa u kontaktua për të dëmtuar Erion Alibejn e favorizuar anëtarët e grupit rival.

Burime për News24 bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle në disa biznese të mëdha në Elbasan, si dhe në banesat e familjarëve të personave të implikuar në ngjarje të mëdha kriminale. Mes bizneseve të kontrolluara janë edhe ato të Suel Çelës i njohur edhe si Marjus Lulaj. Ai u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Gjithashtu, mësohet se nga ky operacion i SPAK, ka masë sigurie “detyrim paraqitje” edhe për dy gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno.

Kontroll në banesën e ish-gjyqtarit Taulant Tafa. Arrest shtëpie për avokaten e Suel Çelës
Burime për BalkanWeb dhe News24 bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle në disa biznese të mëdha në Elbasan, si dhe në banesat e familjarëve të personave të implikuar në ngjarje të mëdha kriminale. Kontrolle janë zhvilluar dhe në banesat e ish-gjyqtarëve Zihni Shahu (i arrestuar) e Taulant Tafa. Masë arresti shtëpiak është dhënë edhe për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Emrat e ish-gjyqtarëve dhe avokates dalin në SkyEcc, në përpjekje për të zbutur pozitën e një anëtari të grupit të Çelës. Në një moment shprehen “nuk dëgjon Tomi” për Tomorr Kullollin që më pas e përjashtojnë nga trupa gjyqësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb