DURRËS
Policia e Durrësit ka dhënë informacione për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në ujërat e detit Adriatik ku u gjet një kufomë.
Policia sqaron se sot në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti të peshkut, rreth 4 milje larg Durrësit ka ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.
Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)