TIRANE

Meghan Merkle është një nënë e re dhe si e tillë po mësohet me këtë status të ri. Mirëpo, teksa Meghan praktikohet me mëmësinë, njerëzit kanë edhe kritika për të.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë ndeshjes së princit Harry në lojën “Polo”, Meghan së bashku me të birin, Archie ishin të pranishëm për të mbështetur Harry-n. Kjo ishte dalja e parë publike e Meghan-it vetëm me djalin. Në këtë event Meghan e mbajti gjatë gjithë kohës në krah të birin dhe menjëherë filluan kritikat për të në rrjet.

Ndjekësit në rrjetet sociale, sidomos nënat e kritikonin Meghan për mënyrën se si e mbante djalin. “Duket sikur do t’i bjerë nga dora nga momenti në moment”,-shkruan një komentues. Ka edhe nga ata që e kritikojnë pse nuk i ka vënë kapele djalit për ta mbrojtur nga dielli.
Nga ana tjetër kishte edhe nga ata që e mbështesnin Meghan duke shkruar se ajo është nënë e re dhe po mësohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb