Një 16-vjeçare është gjendur e vdekur në një trotuar në Rotherham të Anglisë. Sipas policisë mendohet se ajo do të takohej me një burrë të cilin e kishte njohur online. Të njëjtën gjë thanë edhe shoqet e Leonne Weeks përpara se trupi i adoleshentes të gjendej  pa jetë në një zonë të izoluar.

Një 20-vjeçar i zonës thotë: “Isha fqinj i Leonne, dhe e njoh shumë mirë atë. Ishte një person shumë i sjellshëm. Jam i shokuar nga kjo që ndodhi”.

“Nuk e dimë saktësisht atë që ndodhi, por vetëm dimë që kishte dalë për të takuar dikë që e kishte njohur online, dhe më pas e gjetëm të vdekur,” tha ai. Ngjarja ndodhi rreth orës 10.55 të mëngjesit të djeshëm, kur trupi u gjet nga forcat policore në një trotuar në zonën e quajtur Lorden Hill.

Policia mendon se vajza është rrahur e mbytur për shkak të disa plagëve në trup, e ndërkohë po punon për kapjen e agresorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb