Për herë të parë ishte Atalanta që kishte frikë për Gjimshitin dhe jo Shqipëria. Kapiteni kuqezi doli nga fusha në minutën e 67-të në takimin kundër Andorrës, ndërsa zbuloi se nuk dëshironte të rrezikonte pasi prej kohësh vuante nga një shqetësim në kavilje.
Për fat të mirë, sipas mediave italiane, dëmtimi i Gjimshitit nuk është serioz.
Qendërmbrojtësi do të jetë në dispozicion të trajnerit Gasperini duke nisur nga kjo fundjave për takimin kundër Fiorentinës.
(BalkanWeb)