Mbrëmë në afërsi të Preshevës ka ndodhur një tentivë vrasje dhe vetëvrasje. Sipas raportimeve të mediave në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut një shtetas maqedonas me kombësi shqiptare (52), ka shtënë në një grua 30 vjeçare nga Vrnjacka Banja (30), duke e plagosur rëndë.

Gazeta beogradase “Blic” shkruan se para se të ndodhte tragjedia, afër një pike të pagesave rrugore, makina me targa të Tetovës është ndaluar nga Policia, ndërkohë që shoferit i është lëshuar një gjobë.

Më pas pasagjerja e cila ishte në makinë, ka zbritur dhe ka nisur të vrapojë.

“Pas saj ka vrapuar shtetasi B.I. dhe e ka qëlluar me pistoletë duke e qëlluar me tre plumba. Më pas ai ka vrarë edhe veten”, shkruan Blic.

30-vjeçarja i është nënshtruar një operacioni, ndërkohë që mësohet se është nga Vrnjacka Banja, por e lindur në Zvicër.

Tutje, një autoambulancë nga Presheva e ka transportuar gruan e plagosur në Vranjë, ndërsa më vonë është dërguar në Nish ku dhe i është nënshtruar një operacioni.

Për momentin nuk ka të dhëna të sakta se çfarë marrëdhënie ka pasur ajo me burrin që e plagosi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: