KORCE

Ajet Zikollati, 53 vjeç ,nga fshati Selce e Sipërme është viktima e 3 që shënohet nga i ftohti në qarkun e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se Zikollari është nisur me gomarin e tij për të marre ushqime për familjen në Proptisht dhe nuk është kthyer më.

Familjarët e alarmuar u vunë në kërkim te tij duke e gjetur të ngrire vetëm dje. Burime nga Bashkia e Pogradecit thone se 53 vjecari ka rene nga gomari në përrua, dhe dyshohet te kete humbur jeten nga te ftohtit.

Prej javesh fshatrat e qarkut te Korces mbeten te izoluar duke mos pasur as kushtet minimale. Rasti i Zikollarit që mori rrugën p9r te ushqyer familjen e tij tregon dukshem nevojen e fshatrave te izoluar per ushqime dhe ilace.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: