Shkrimtari Sherif Bundo, në emisionin “Kjo Javë” foli për librin e tij të fundit “Dollia” për të cilin tha se synon të ngrejë në piedestal mikun.
Gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa, ai rrëfeu përmbajtjen e veçantë të këtij libri, duke u shprehur se “Dollia” vjen natyrshëm si pjesë e shpirtit shqiptar.
“Dollia ose nuk njihet nga brezi i ri, ose në mënyrë pezhorative. Disa të rinj nuk kanë patur fatin të jenë në një gosti ku dollia të ketë shpalosur të gjitha vlerat e veta si institucioni që respekton hierarkinë e vlerave njerëzore dhe të ftuarve i jep një vend të veçantë një shpirti njerëzor. Nëse respektohet dollia janë respektuar të gjitha vlerat njerëzore dhe janë thënë të gjitha fjalët për të shprehur vlerësimin dhe është e garantuar që eventi nuk shthuret për shkak të dehjes”, ka thënë ndër të tjera Sherif Bundo.
(BalkanWeb)