NGA: ZONJA VJOLLCA*
Dollma azerbajxhanase
450 gr mish viçi të grirë
½ lakër
1 kokërr qepë
½ filxhan oriz
½ filxhan koriandër të freskët
½ filxhan nenexhik
Kripë, piper
3 lugë gjelle gjalpë
1 filxhan ujë

Fillimisht vendosim gjethet e lakrës të zbuten në ujë të vluar për 5-6 minuta. Ndërkohë bashkojmë në një tas mishin e grirë me orizin, qepën e grirë imët dhe erëzat e freskëta gjithashtu të prera imët. I trazojmë mirë dhe fillojmë mbushim gjethet e lakrës duke i rrotulluar me kujdes që mbushja të mos hapet. I vendosim dollmat në një tenxhere të lyer me pak gjalpë. I mbulojmë me pak ujë dhe copëza gjalpi dhe i lëmë në zierje në temperaturë mesatare për 30-40 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: