Nga: ZONJA KATERINA


1 kg mish qingji
2-3 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
2 qepë mesatare
1-2 thelpinj hudhër
Kripë, piper i zi
Nenexhik i thatë, nenexhik i njomë
600 gr miell gruri
2-3 lgj miell misri
600 ml ujë të vakët
1 lç pluhur pjekës
1 lç kripë
1 lç sodë


Rregullojmë mishin e qingjit me kripë dhe piper, e lyejmë me gjalpë dhe e vendosim në tavë në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Pas këtij minutazhi shtojmë 1-2 filxhanë ujë të ngrohtë dhe e lemë përsëri mishin të piqet dhe për 20-30 minuta të tjera duke e ulur pak temperaturën në 180 gradë.


Ndërkohë që mishi piqet përgatisim kulaçin. Në një tas trazojmë miellin e grurit me miellin e misrit, me pak kripë, me sodën e bukës dhe pluhurin pjekës. Shtojmë më pas ujin e vakët dhe e punojmë sa të bëhet një brumë i plotë dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak vaj në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 30-35 minuta.

Kaurdisim qepën së bashku me hudhrën dhe pasi kulaçi të jetë gati e thërrmojmë dhe e trazojmë me qepën. Shtojmë dhe lëngun që ka lëshuar mishi gjatë pjekjes dhe më pas e servirim përsheshin së bashku me mishin e qingjit.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb