Nga: ZONJA KATERINA


4 domate
1 patëllxhan
1-2 thelpinj hudhër
100 gr djathë ose gjizë
1 lgj majonezë
Kripë, piper, koper, dhjozmë


Presim domatet më shumë se gjysma horizontalisht. Pastrojmë domatet nga tuli i brendshëm dhe i lemë gati për mbushje. Pjesën e prerë nga kapaku e presim në feta të holla rrumbullake.


Grijmë djathin ose nëse kemi gjizë i përziejmë me erëzat dhe me vajin e ullirit. Patëllxhanët i presim në fetëza te vogla në gysëm rrethi dhe i skuqim në një tigan me pak vaj.

Mbushim domatet me salcën e përgatitur me djathë dhe erëza. Në një pjatë ose në dërrasë rrjeshtojmë si tjegulla 1 fetëz domate, 1 fetëz patëllxhan, përsëri 1 fetë domate, patëllxhan, domate. E mbledhim me kujdes duke krijuar një trëndafil dhe e vendosim mbi mbushjen me djathë.
(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb