Duke aplikuar një “ilaç” të thjeshtë dhe të lirë me domate do t’i sillni trupit tuaj sasi të shumta me antioksidantë, të cilat luftojnë edhe plakjen e parakohshme. Ju ftojmë që të provoni domaten jo vetëm në sallatën tuaj, por edhe si maskë për lëkurën.

Doza e nevojshme që lëkura të qëndrojë e shëndetshme është 16 mg likopen në ditë. Likopeni është i aftë të rigjenerojë lëkurën dhe për të parandaluar, në përqindje të konsiderueshme, sëmundje të ndryshme të tilla si kanceri.

Faktorë të tillë si ndotja, ajri i kondicionuar apo stresi ndikojnë në shëndetin e lëkurës sonë. Me rritjen e radikaleve të lira, epiderma e ka më të vështirë të ruajë hidratimin, duke favorizuar në këtë mënyrë shfaqjen e rrudhave të parakohshme dhe njollat.
Falë këtij produkti nuk keni nevojë të shpenzoni shuma të mëdha parash në trajtime kozmetike. Ndonjëherë, të ushqyerit dhe mjetet e thjeshta të mira natyrore, të tilla si trajtimi me salcë domatesh, mund të japin rezultate të shkëlqyera.

Si të zvogëloni poret e zmadhuara
Nëse ka diçka që shqetëson shumë gra, janë poret e zmadhuara në ballë, hundë dhe faqe. Shpesh ato përpiqen t’i fshehin, kur, në fakt, thjesht duhet të fillojnë të përdorin një ilaç i mirë, i cili mund t’i bëjë atë më të vogla. Ndotja, një lëkurë me yndyrë ose përdorimi i kozmetikës ndikojnë në zgjerimin e poreve, të cilat mbi ngopen. Një mënyrë e shpejtë dhe efektive për t’i thënë lamtumirë poreve të zmadhuara është t’i bëni një spastrim fytyrës me domate.
Ndiqni udhëzimet më poshtë:

Përbërësit: 1 lugë gjelle salcë domate (16 gr), 4 pika lëng limoni, një top pambuku.
Si ta aplikoni: Përzieni përbërësit në një enë të vogël. Merrni pambukun dhe me masën e krijuar lyeni fytyrën tuaj me lëvizje rrethore. E lini të pushojë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Mos harroni që ta praktikoni këtë ritual të thjeshtë bukurie çdo mëngjes.

Eliminoni puçrrat në fytyrë
Domatja është e pasur me vitamina A dhe C, minerale të tilla si hekuri, fosfori, kalciumi, magnezi, zinku, bakri, kaliumi dhe natriumi. Të gjithë këto përbërës ushqejnë lëkurën tonë. Një fakt kurioz është se aciditeti i domates, i aplikuar në lëkurë, balancon PH dhe lufton papastërtitë që shkaktojnë puçrra në fytyrë.

Mbani shënim se si të procedoni për të luftuar puçrrat në fytyrë me domate.

Përbërësit: Një domate e prerë në gjysmë
Si ta aplikoni: Për këtë proces thjesht aplikoni një gjysmë domateje në fytyrën tuaj dhe fërkojeni me lëvizje të vogla rrethore. E lini të pushojë për 15 minuta, e shpëlani me ujë të ftohtë dhe pastaj përdorni një zbutës të mirë.

Si të përmirësoni pamjen e lëkurës me yndyrë me domate
Është e rëndësishme të mbani mend se domatja është një pastrues i fuqishëm, në gjendje të reduktojë yndyrën e tepërt të prodhuar nga lëkura. Ajo është e aftë të tonifikojë dhe të balancojë PH e lëkurës duke e bërë atë më të fortë dhe më pak shkëlqim.

Përbërësit: 1 lugë gjelle salcë domate (16 gr) dhe 10 feta kastravec (50 gram)
Përgatitja: I hiqni lëkurën domates. Qëroni kastravecat, i bëni 10 feta dhe i fusni në një “blender”, së bashku me domaten. Ju mund t’i përzieni përbërësit për të lehtësuar zbatimin e saj, ose t’i shtypni me një pirun. Zgjidhni metodën që ju preferoni. Masën e përftuar e vendosni në një tas të vogël dhe me ndihmën e një topi pambuku lagni fytyrën, në mënyrë që përzierja të përthithet sa më mirë. E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Sekreti i këtij trajtimi është që të jeni konstant dhe ta aplikoni atë çdo ditë.(shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: