“Zemrën e kam tek Interi” pat thënë pak ditë më parë trajneri portugez që riktheu Interin te suksesi në Champions League pas 45 vitesh mungesë, ndërsa kjo deklaratë dashurie nuk ka ardhur rastësisht në këtë moment që “Special One” është i papunë.

Sipas “Don Balon”, portugezi do të marrë stolin e Interit, të cilin e la në vitin 2010 pas suksesit të madh për të përqafuar projektin e Real Madridit. Madje jo vetëm kaq, portali spanjoll është i bindur në atë që shkruan, duke shtuar se Mou ka dorëzuar listën e merkatos te drejtuesit zikaltër.

Mes afrimeve është edhe Godin, që ka marrë bekimin e Murinjos, ndërsa protugezi do me çdo kusht edhe Varenen, që kushton 80 milionë euro dhe për të financuar ardhjen e francezit, Interi do të ishte i gatshëm të sakrifikonte Skriniarin. Rikthimi i Kutinjos është një opsion, por më real mbetet pista Modriç.

Sa u takon largimeve, të sigurt janë Miranda dhe Perisiç, me kroatin që kërkon prej muajsh të bashkohet me Mançester Junajtidin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: