SHBA
Një botë si në përralla, por jo shumë e frikshme për hir të së vërtetës. Kunguj pafund, ngjyra vjeshte e kostume, kjo ka qenë pamja e Shtëpisë së Bardhë për “Halloween” ku çifti presidencial Donald dhe Melania Trump iu kanë shpërndarë ëmbëlsira fëmijëve.
Trump i veshur me një kostum të errët e kravatë të kuqe me vija mbante një shportë me ëmbëlsira dhe dukej shumë i buzëqeshur pavarësisht se po përballet me një hetim. Po aq e qeshur shfaqej edhe Melania, e veshur me një fustan me ngjyrat e tokës tepër shik.
Me dhjetëra fëmijë me kostume të ndryshme janë afruar me radhë çiftit Trump duke marrë prej tyre ëmbëlsirat por ndërkohë shkëmbejnë dhe fjalë. Ndërkohë që kungulli, mbreti i festës duket ngado që të hedhës sytë. Si në shkallët anësore si në pjesën e përparme të shtëpisë, shfaqen kunguj të formave, madhësive dhe ngjyrave të ndryshme por dekorit festiv ishte shtuar dhe një tabelë në hyrjen e Shtëpisë më të rëndësishme në botë.
(m.k/BalkanWeb)