SHBA- Donald Lu, në përfundim të detyrës së tij si ambasador i SHBA në Shqipëri, ka marrë propozim për një angazhim të ri. Më herët është publikuar lajmi se Donald Lu do të vijojë punën ai ambasador i Shteteve të Bashkuara, këtë herë në shtetin e Kirgistanit.

Ditën e djeshme, Lu është paraqitur në një seancë dëgjimore para Senatit, lidhur me postin e ri.

Në seancën në Komitetin për Çështjet e Jashtme, Donald Lu tha se:

“Për 3 vjet kam punuar si shef i misionit në Kirgistan. Jam i nderuar që u caktova ambasador i ri i këtij vendi. Nëse konfirmohen, do të punoj për interesat e SHBA. Unë besoj në një dialog konstruktiv me qeverinë e Kirgistanit, dhe besoj se do të punojmë fort për një gjyqësor të pavarur dhe shtet ligjor”.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/06/062818_Lu_Testimony.pdf”]
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb