TIRANË- Presidenti i Republikës Ilri Meta ka kaluar një drekë pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, para largimit nga Shqipëria.

Ka qenë vetë kreu i Shtetit që ka publikuar fotot nga takimi ndërsa vlerëson bashkëpunimin me ambasadorin Lu dhe thotë se e ka uruar për detyrën e re.

“Kënaqësi të kaloja një drekë lamtumire me Ambasadorin e SHBA, z.Donald Lu me të cilin bashkëpunuam për mese tre vitesh për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
Me këtë rast e urova Ambasadorin për suksese në detyrën e re! ????”, shkruan Meta

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb