SHBA – Kandidati nga radhët e republikanëve për president i SHBA-ve, Donald Trump ka komentuar sulmet terroriste në Bruksel, përmes një statusi në faqen e tij në “Twitter”.

Duke thumbuar politikat e emigracionit të Belgjikës, Donald Trump shkruan: “E mbani mend sesa i bukur dhe i paqtë ishte dikur Brukseli? Nuk është më! Tani i takon një bote tjetër”.

“Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen të vëmendshme dhe të zgjuara në këtë pikë.”- shkruan Trump në “Twitter”.

Pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, Donald Trump tha se nëse do të zgjidhet president, do t’u ndalojë myslimanëve hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

trump
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb