Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u takua sot me zyrtarë nga Koreja e Veriut ndërkohë që një raport i OKB-së ngre dyshime mbi sinqeritetin e Phenianit për denuklearizim.

Në “Twitter”, Pompeo përshkruan takimin e tij me ministrin koreanoverior të Punëve të Jashtme, Ri Yong Ho gjatë samitit të ASEAN-it (Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore) në Singapor si “një shkëmbim i shpejtë dhe i sjellshëm”.

Pompeo deklaroi se delegacioni amerikan i dorëzoi atij koreanoverior një letër nga presidenti Donald Trump që i drejtohej Kim Jong Un-it, shkruan atsh.

Kjo letër ishte një përgjigje ndaj asaj që Trump kishte marrë më herët nga Kim. Megjithatë përmbajtja e letrës së Kim dhe përgjigjes së Trump ende nuk janë bërë të ditura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb