Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka zgjedhur Dr. Mehmet Cengiz Oz për të drejtuar Qendrat për Shërbimet Medicare dhe Medicaid (CMS).

“Amerika po përballet me një krizë në kujdesin shëndetësor dhe ndoshta nuk ka mjek më të kualifikuar dhe të aftë sesa Dr. Oz për ta bërë Amerikën të shëndetshme përsëri. Ai është një mjek i shquar, kirurg zemre, shpikës dhe komunikues i klasit botëror, i cili ka qenë në pararojë të stilit të jetesës së shëndetshme për dekada. Dr. Oz do të punojë ngushtë me Robert F. Kennedy Jr. për të sfiduar kompleksin industrial të sëmundjeve dhe të gjitha sëmundjet kronike që ka lënë pas”, tha 78-vjeçari.

“Ai gjithashtu do të shkurtojë shpërdorimet dhe mashtrimet brenda agjencisë më të shtrenjtë të qeverisë sonë, e cila përbën një të tretën e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor të vendit tonë dhe një të katërtën e buxhetit tonë kombëtar”, shtoi republikani.

Mehmet Cengiz Oz është djalë i emigrantëve turq ndërsa u diplomua në Universitetin Harvard dhe Universitetin e Pensilvanisë.

Si shtetas i dyfishtë i SHBA-së dhe Turqisë, Oz shërbeu për 60 ditë në ushtrinë turke gjatë viteve 1980.

Në vitin 2001, Oz u bë profesor i kirurgjisë në Universitetin Columbia dhe më vonë doli në pension si profesor emeritus në vitin 2018. /Telegrafi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb