SHBA-Miliarderi njëkohësisht kandidati për president në SHBA ka bërë sërish një deklaratë shokuese për emigrantët. Donald Trump ka krahasuar emigrantët me gjarpërinjtë helmues të cilët kafshojnë personin që kujdeset për ta. Duke folur në një takim në aeroportin Youngstown kandidati republikan tha se nëse zgjidhet president do të ndërtojë një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë për të mbajtur amerikanët qëndrojë jashtë, si dhe një mur në Siri për të mbajtur luftëtarët e ISIS brenda.

‘Duhet të dimë dhe të sigurohemi se kë duhet të mbajmë jashtë, dhe kë duhet të futim brenda kufijve tanë’- tha Trump. Në fjalimin e tij që zgjati mbi gjysmë ore Trump tregoi historinë e një gruaje e cila kujdeset për një gjarpër të sëmurë duke e marrë në shtëpi, por pasi shërohet ai e pickon gruan.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: