Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Turqinë në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme.

Lajmi është bërë i ditur nga korrespondenti i CNN Türk në Uashington, Yunus Paksoy.

Edhe pse data e saktë nuk është bërë e ditur, vizita e Trump pritet të bëhet në fillim të majit, sqaroi Paksoy.

Më herët, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi se presidenti Recep Tayyip Erdogan do të takohet me homologun e tij amerikan në të ardhmen e afërt.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb