Nuk është hera e parë që manjati Amerikan i biznesit njëkohësisht dhe kandidat për President të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tërheq vëmendjen e publikut botëror me propozimet e tij të çmenduara në kuadër të fushtatës zgjedhore.

Pasi propozoi ndalimin e hyrjes së muslimanëve në SHBA, figura kontraverse e Trump u vu në qëndër të debateve madje u kritikuar ashpër edhe nga shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg.

Tani ai ka një tjetër propozim, ndalimin e aksesit të internetit për të luftuar Shtetin Islamik (ISIS). Mbase ai mendon se kjo gjë është kaq e lehtë saqë mjafton Bill Gates të heqë kabllin nga porta e një routeri.

Gjatë debatit Presidencial të së Martes, ai propozonte ndalimin e disa fraksioneve të internetit për të luftuar ISIS por që nuk ofroi asnjë ide sesi do të implementohej kjo masë më specifikisht.

Një nismë e tillë në të vërtetë nuk është e padëgjuar më parë. Rast konkret ishte Egjipti ku u ndalua aksesi në internet në 2011-tën nga regjimi dikatorial në pushtet. Plot 3,500 kalime BGP u bllokuan.

Ndërsa në Egjipt-in e 2011-tës IP adresat u bënë të paarritshme nga jashtë, implementimi i një mase të tillë ndaj ISIS në Lindjen e Mesme është sfidë më vehte shkruante media amerikane ABCNews duke u bazuar në disa qëndrime ekspertësh.

Robert Siciliano, një ekspert sigurie pranë Intel tha për ABCNews se ndërprerja e një segmenti të internetit nuk nxjerr jashtë funksioni terësisht rrjetin botëror. Në një formë apo tjetër, ISIS do e gjente një mënyrë për të hyrë online.

(d.d/Pcw/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: