Donald Trump gjatë një ore këtë të shtunë në mëngjes ka bërë 62 portime në Twitter për tema të ndryshme.

Nga Russiagate tek kufiri me Meksikën, nga fushata për Shtëpinë e Bardhë tek problemet tregtare me Kinën.

Një lumë postimesh të cilat kanë shënuar një rekord të ri në aktivitetin pothuajse të pandreqshëm të manjatit.

Presidenti amerikan është shumë aktiv në Twitter ku çdo ditë poston komente për situatën aktuale dhe marrëdhëniet e Shba me botën.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb