Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, këtë të martë ka propozuar që t’i japin hapësirë Britanisë së Madhe për të dalë nga blloku. Ai ka propozuar një shtyrje të procesit të Brexit për një vit, por jo më gjatë se kaq.

Ky propozim i Tusk vjen pas përpjekjeve të Londrës dhe Brukselit për të shmangur një Brexit kaotik.

Kryeministrja Theresa May, ka kërkuar një shtyrje deri më 20 qershor, por që Tusk ka thënë se zhvillimet e muajve të fundit japin “pak arsye për të besuar” se ligjvënësit britanikë të ndarë në dysh mund ta ratifikojnë një marrëveshje deri atëherë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb