Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk deklaroi të mërkurën se Britania e Madhe duhet t’i qartësojë BE-së objektivat e saj për Brexit.

“Dje, ne zbuluam çfarë nuk do Britania e Madhe. Por ne ende nuk dimë çfarë kërkon Britania e Madhe”, shkruan ai në një mesazh në Twitter që i drejtohet kryeministres Theresa May, transmeton ATSH.

Duke përsëritur pozicionin e përbashkët të zyrtarëve të BE-së, ai theksoi se “marrëveshja që Londra arriti me Brukselin, nuk është e hapur për rinegocim”.

Ligjëvënësit britanikë kanë votuar më herët gjatë këtij muaji kundër marrëveshjes, për të cilën është pajtuar Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja përgjatë 18 muajve të negociatave. Prandaj të martën ata kanë votuar që kryeministrja britanike, Theresa May të kërkojë “marrëveshje alternative” për kufirin që ndan Irlandën Veriore dhe Republikën e Irlandës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb