TIRANË

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në konferencë e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë u ndal tek procesi i hapjes së negociatave të Shqipërisë, ndërsa theksoi se vendi ynë meriton të trajtohet si i barabartë me të gjithë vendet e tjera, përfshirë edhe ato Ballkanit Perëndimor. Ai pohoi se pa anëtarësimin e të gjithë vendeve të Ballkanit në union, Europa nuk do të jetë një kontinent i qëndrueshëm.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i KiE, Donald Tusk, tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të marrin një përgjigje pozitive  për negociatat me BE në muajin tetor.


“Gjithnjë kthehem në Shqipëri me kënaqësi. Ju falënderoj për  mirënjohjen  që më bëtë duke me ndarë mirënjohje publike. Jam shumë krenar që e marrë këtë medalje, por medalja ime më e madhe do të ishte hapja e negociatave. Sot një vit më pas në saj të përpjekjeve tuaja jemi afruar me BE. Askush nuk duhet të këtë dyshimin më të vogël as këtu dhe as në BE. Unë kam qenë gjithmonë i mendimit, që BE duhet të çel negociata si me Shqipërinë ashtu dhe Maqedoninë e Veriut, në përputhje kjo me rekomandimet e Komisionit. Në takimin e sotëm diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, pra sundimin e ligjit. Ky fiksim i BE për sundimin e ligjit është pjesë e ADN tonë dhe do të vijojë të jetë i tillë edhe kur ju të jeni vend anëtar, ndryshe projekti Europian nuk të qëndronte në themele të forta.Vendi juaj duhet të trajtohet me respekt sipas meritave siç janë trajtuar vendet e tjera, por edhe ato të Ballkanit. Nuk do të këtë Europë stabël pa integrimin e Ballkanit në BE. Këtu flitet për sigurinë tonë të përbashkët dhe askush këtu nuk po i bën askujt ndonjë nder”-tha ai.


(n.m/BalkanWeb)


Etiketa: