Skenari i një mungesë marrëveshje midis Londrës dhe BE-se në negociatat për Brexit është më e mundshme se kurrë më parë, u shpreh të hënën presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në prag të një samiti në Bruksel.

”Me përgjegjësinë që na karakterizon, ne duhet ta përgatisim BE-së për një skenar pa marrëveshje, që ka më shumë gjasa se kurrë”, shkruan Tusk në ftesën e tij drejtuar liderëve europianë, e publikuar të hënën në darkë, duke kërkuar për ”të mos hequr dorë”.

Gjatë një takimi informal në Salzburg në mesin e shtatorit, liderët e BE-së shprehën dëshirën për arritjen e një marrëveshjeje në tetor.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb