Pushime luksoze për Donatella Versacen, që i ka lejuar vetes banjon e fundit në Portofino, në shoqërinë e një mashkulli misterioz me tatuazhe, në bordin e një yahti.

Në moshën 61 vjeçare, sipërmarrësja italiane është shfaqur me bikini. Stilistja dhe sipërmarrësja e famshme, e ka mbyllur 2015 me një kuatë prej 645 milion euro, 17,5% më shumë se viti paraardhës, ndërsa shitjet janë rritur me 28,9%, si dhe një rritje të stafit të saj nga 980 punonjës në 2 mijë.

Këto janë shifrat që përcjell e përjavshmja Novella 2000, që e ka fotografuar në një moment relaksi, në një nga vendet më të bukura të Italisë, Liguria.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb