Donatella Versace është vlerësuar me një nga nderimet më të larta kombëtare të Italisë për kontributin e saj në modën dhe kulturën italiane.
Pak ditë më parë, ajo mori pjesë në një ceremoni private të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme në Milano, ku u shpall Oficere e Madhe e Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane. Ajo u takua edhe me presidentin italian Sergio Mattarella, në kuadër të kremtimit të festës kombëtare të Italisë për vitin 2024.
“Jam shumë e nderuar që marr këtë çmim nga Presidenti i Italisë”, tha Donatella Versace në një deklaratë në llogarinë e saj personale në Instagram, duke shtuar: “Është një vlerësim jo vetëm për mua, por për kompaninë që kemi themeluar para katër dekadash, për ekipin tim fantastik dhe për komunitetin global të Versace që bën që “Made in Italy” të fitojë çdo ditë.
Përveç kësaj, vlerësimi që ajo mori nga Republika Italiane është veçanërisht i rëndësishëm. Ajo u nominua për këtë çmim nga deputeti dhe aktivisti Alessandro Zan, falë mbrojtjes së saj të hapur për të drejtat e komunitetit LGBT.
Siç vuri në dukje Versace: “Në prag të muajit të krenarisë, ky çmim njeh gjithashtu nevojën urgjente për të mbrojtur zërat e pakicave, lirinë e shprehjes dhe pjesëmarrjen e të gjithë njerëzve, si këtu në Itali ashtu edhe në mbarë botën. Toleranca, mirëkuptimi dhe dashuria e pakushtëzuar nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme në botën tonë.’