Donatella Versace është shfaqur thuajse “e panjohur” në një nga fotot e publikuara nga premiera e “Djalli vesh Prada: The Musical”.

Dizajnerja e famshme u shfaq gjatë fundjavës në këtë event për të nderuar Elton John, i cili shkroi muzikën për muzikalin.

Në fotot e publikuara, Donatella Versace pozon me një fustan mini ngjyrë floriri, me fytyrë të ndryshuar dukshëm.

Sigurisht që edhe miqtë e saj online nuk e kanë lënë pa prekur foton në Instagram, ndërsa në Twitter kanë dalë postime të ndryshme që i referohen pamjes së saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Donatella ka një fytyrë të re, kush është kjo?”, shkruante njëri, ndërsa tjetri shtonte: “Nuk mendoj se Donatella ka ndryshuar, thjesht ka përdorur filtra të mira”.

Së fundmi, të tjerë kanë komentuar me humor pamjen e saj, duke shkruar: “Zgjohu, zgjohu! Donatella sapo tregoi fytyrën e saj të re”, “alarmi i rremë, fytyra është e njëjtë, dikush thjesht e lëshoi ​photoshopin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb