Policia e Shtetit njofton se ka hapur konkursin për të gjithë të interesuarit që duan të punojnë në Patrullë të Përgjithshme.


Në njoftim thuhet se aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere, e ndër ta është edhe të qenit i pajisur me leje drejtimi.


Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit


Nisur nga fluksi i kërkesave adresuar Policisë së Shtetit, nga qindra të rinj e të reja, të cilët kanë shprehur dëshirën për të aplikuar për Patrullë të Përgjithsme, por janë ende duke ndjekur kursin për t’u pajisur me Leje Drejtimi, sqarojmë gjithë të interesuarit se:

Të gjithë ata aplikantë që deri në datën 3 gusht 2019, data kur mbyllet aplikimi, kanë përfunduar fazën e parë të kursit për Leje Drejtimi dhe disponojnë vërtetim zyrtar nga Autoshkolla që e kanë përfunduar provimin e teorisë dhe janë duke ndjekur praktikën, do të pranohen për të aplikuar.

Por aplikantët që do të shpallen fitues në fazën e parë të konkurimit për Patrullë të Përgjithshme në Kolegjin e Policisë dhe deri atëherë nuk kanë dorëzuar Lejen e Drejtimit,  do të skualifikohen dhe nuk mund të vijojnë fazat e tjera të konkurimit.

Policia e Shtetit nxit çdo te interesuar dhe rikujton se afati për të aplikuar për Patrullë të Përgjithshme është data 3 gusht, ndërsa për Specialist për Hetimin e Krimit është data 31 korrik.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb