Doni të dini se si do të jetë moti për ditët në vijimi?! Duke nisur nga dita e nesërme ka surpriza.

Sipas parashikimeve të Meteoalb, nesër do të ketë rrebeshe shiu në të gjithë vendin, ku më te dendurat do të jenë në zonat jugore-juglindore. Ndërkohë, gjatë fundjavës pritet një përmirësim i kushteve atmosferike.

“Dita e nesërme, sjell rrebeshe shiu ne te gjithë vendin, me te dukshme ne zonat jugore-juglindore. Ne fundjave pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke ri-sjelle kthjellimet ne territor. Temperaturat e ajrit do te pësojnë rënie duke u luhatur nga 9 grade C mengjesi deri ne 29 – 30 grade C mesdita”, thuhet në sqarimin e Meteoalb.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: