TIRANE- Mes tryezave të tejmbushura për festat e fundvitit, rreziku për të marrë ndonjë kilogram është pas qoshes. Duke e ditur se është e vështirë të mbash një regjim dietik, të paktën të limitojmë dëmet nëpërmjet disa këshillimeve dhe më kryesorja është të mos e ekzagjerojmë me sasinë.


Edhe ushqimi më kalorik nëse merret në sasi të moderuar, nuk përbën rrezik për shëndetin. Racionet e bollshme duhet të braktisen. Të gatuash drejtë, pa hedhur shumë nëpër pjata, ka dy përfitime: secili do ketë më shumë kënaqësi, por edhe mund të mos gatuani për ditën tjetër, pasi mund të hani gjërat e mbetura. Mos ekzagjerimi në të ngrënë nuk do të thotë që të mos ndjejmë kënaqësi në tavolinë, por në këtë mënyrë mbajmë metabolizmin zgjuar edhe gjatë darkës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.


1- Fasulet, nuk janë një ushqim për Krishtlindje, është e vërtetë, por po i përdorëm për një krem behen shume të mira. Të pasura me proteina dhe hekur janë të thjeshta për tu tretur dhe do të jenë perfekte po të shoqërohen me fruta deti. Ky kombinim është i shkëlqyer për një darkë Krishtlindjesh me pak karbohidrate.


2- Erëzat, si kerri, xhinxher, spec i kuq, nuk janë shumë të përdorura, por mund ti çudisni miqtë tuaj me një drek për vitit të ri me qengj të pjekur në tavë balte plot me erëza, një pjatë marokene kjo. Erëzat, përveç te ndihmës që japin për mirëqenien e organizmit, falë veçorive oksiduese, janë djegës të mirë të kalorive. Xhinxheri në veçanti është shumë i përdorur në dietat për tu dobësuar pasi përmban substanca që të bëjnë të ndihesh i mbushur dhe të shuajnë urinë.

3- Krustacët, si midhja, karkaleci etj, nëse doni një pjatë të mirë dhe totalisht pa kalori, ky është ushqimi që bën për ju. Të pasur me proteina dhe Omega 3 janë të varfër me yndyra dhe të shkëlqyer për të mbajtur në formë metabolizmin. Një ushqim për darkën e madhe që nuk do të lërë të pakënaqur.

4- Arrat, janë të pasura me yndyra të mira, të shkëlqyera për mos të ndier uri. Të fillosh një vakt me arra, frenon dëshirën tuaj për ëmbëlsira dhe brumëra. Po i hëngrët në fund të një vakti, nuk do ju lënë vend për ëmbëlsirë.

5) Ananasi. Një darkë e mirë mbaron me fruta, më mirë akoma nëse frutat janë ananasi, hurma dhe gështenja. Ananasi përmban vitamina dhe Bromelinë (një substancë që ndihmon për të tretur edhe ushqimet më të rënda), ka një shije të ëmbël dhe përmban pak kalori: një fetë ka vetëm 40 kcal.

(mi.k/BalkanWeb)

Etiketa: