TIRANE- Ashtu siç ishte parashikuar, qeveria ka nisur fushatën e llogaridhënies publike. Ditën e sotme, përfaqësues të Ministrisë të Arsimit janë ndalur tek ajo çka është bërë deri më tani, dhe tek projektet që pritet të zbatohet.

Ajo çka ra në sy ishte vendimi i marrë, i cili parashikon se ata maturantë që duan të ndjekin studimet e larta për mësuesi, duhet të kenë mesatare mbi 7.

Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini prezantoi projektin e Ministrisë së Arsimit për reformën në mësuesi.

Në fjalën e saj, Shahini theksoi se mesatarja e pranimit në degën e mësuesisë do të jetë shtatë, ndërsa për ata që kanë mesataren nëntë do të ketë bursë nga shteti dhe nëse ruaj mesataren gjatë viteve të studimit nuk do paguajnë tarifën e studimi.

“Projekti kryesorë është reforma në mësuesi, dhe studentët më të mirë mund të bëhen mësues pasi këtë vit norma e pranimit të studentëve të mësuesisë do të jetë shtatë. Ne duam që të vijnë më të mire. Prandaj kemi vendosur sivjet që nota mesatare për të gjithë studentët e mësuesisë të jetë minimumi shtatë, por kjo siguron se do të këtë cilësi për të gjithë studentët e mësuesisë. Ne duam që të vijnë më të mirë dhe notën mesatare mbi nëntë do kenë bursë nga shteti dhe nëse do ta mbajnë notën mesatare të kryejnë studimet pa pagesë”, tha Shahini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb