Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 22 janar, ditë kur është vendosur dhe seanca dëgjimore për tre shtyllat e Vettingut, pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.

Trupa gjykuese e KPK udhëhiqet nga Roland Ilia relator dhe anëtarë Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari.

Por një ditë para seancës së Prelës, më 21 janar në vetting do të dalë edhe Altin Binaj, Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Vlorës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb