GREQI
Të tjera detaje zbulohen për shpërthimin që ndodhi në televizionin ‘Skai’ në Athine. Dyshohet se në shpërthim janë përdorur 10 kg eksploziv përzier me amoniak dhe TNT për të rritur shpejtësinë dhe forcën e bombës.
Deri ne katin e gjashtë të ndërtesës është demi i shkaktuar nga shpërthimi i fuqishëm. Autoritetet po e konsiderojnë aktin si sulm terrorist. Sipas policisë greke në ketë rast kemi te bëjmë me persona shumë profesionale.
Autorët ende të paidentifikuar kane dashur ta bëjnë rrafsh me tokën ndërtesën e ‘Skai’. Agjencia e Lajmeve te Athinës tha se pajisja shpërthyese ishte vendosur jashtë ndërtesës, më konkretisht në trotuar përballë hyrjes së objektit, rreth shtatë metra larg.
Para shpërthimit në 01.45, nje person i panjohur ka telefonuar ne stacionin televiziv ANT1 dhe ka njoftuar se është vendosur bombë tek TV ‘Skai’, i cili njihet për qëndrimet kritike ndaj qeverisë Cipras.
(d.d/BalkanWeb)