Milan mposhti pastër 2-0 Frosinone, por rezultati final është një gënjeshtër e madhe, kuqezinjtë vuajtën shumë, gjërat mund të shkonin edhe më keq nëse Ciano do të tregohej i saktë nga pika e bardhe e penalltisë. Përballë një ekipi të rënë prej kohësh në Serie B, Milan bëri shumë pak, mbi të gjitha në pjesën e parë teksa goditën vetëm një herë kuadratin.

Pjesa e dytë nisi shumë shpejt të bëhej malorë ku Abate në ndeshjen e tij të fundit përballë publikut në Meazza shkaktoi një 11-metërsh. Donnarumma tregoi të gjithë klasin e tij duke mbajtur Milanin në lojë. Më në fund “pistoleta” polake, Piatek “shkrepi” në minutën e 57-të duke kuqezinjtë në avantazh. Perla e Suso nga goditja e dënimit në minutën e 66-të hipotekoi këtë trepikësh që e vendos Milanin në vendin e 4-të, i gjithë vështrimi tashmë është kthyer nga Torino duke shpresuar që Juve të bëj “Zonjën e Vjetër” dhe të mposht Atalantën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb