Pak orë pas postimit përmes të cilit nxiste të rinjtë për të lexuar,i cili shkaktoi debate në rrjetet sociale, vjen reagimi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.

“Keqardhje për vorbullën krijuar nga citimi origjinal i John Waters,që siç ia arriti qëllimit kur e tha e bëri të flitej për librat,ia arriti sërish, paçka se kët’herë keqkuptimet ranë n’kurrizin” tim. Ftoj të gjithë të mirkuptojnë qëllimin e të mos bien pre përkthimit të gabuar” shkruan Kumbaro.

Prej pak kohësh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar Lëvizjen Kombëtare për Lexim në mënyrë që të nxitet leximi tek çdo moshë në Shqipëri. Në kuadër të kësaj nisme Kumbaro postoi mbrëmjen e së dieles në rrjetet sociale një shprehje të huazuar nga regjisori dhe aktori amerikan John Waters.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”-shkruante Kumbaro në Tëitter, postim i cili shkaktoi debate e kritika në adresë të ministres.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb