Një roje sigurie është shpallur fajtor për komplot për të rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë prezantuesen televizive Holly Willoughby.

Gavin Plumb kishte një çantë mjetesh, që dyshohet se ishte për të ushtruar dhunë ‘shumë seksuale’ ndaj ish-prezantueses të This Morning për të përmbushur “fantazinë e tij të fundit”.

37-vjeçari nga Harlow, Essex, u arrestua dhe u akuzua pasi ai padashur i zbuloi planet e tij në internet një oficeri policie të fshehtë në SHBA. Plumb mohoi të kishte kërkuar vrasje dhe nxitje të rrëmbimit dhe përdhunimit midis 2021 dhe 2023, por është shpallur fajtor pas një gjyqi tetë-ditor në Gjykatën e Chelmsford Crown.

I pandehuri, i cili kishte dënime të mëparshme për tentativë rrëmbimi, qau në bankën e të akuzuarve, ndërsa iu tha se do të dënohej më 12 korrik.

Det Ch Insp Greg Wood, nga Policia e Essex, i tha BBC-së se Plumb ishte një “i vetmuar obsesiv” i cili kishte mbledhur “të gjitha sendet që i nevojiteshin për t’i shkaktuar Holly Willoughby një dëm serioz”.

“Nëse oficeri amerikan nuk do të na kishte kontaktuar… Unë nuk kam asnjë dyshim se Gavin Plumb mund të kishte vazhduar të kryente disa krime vërtet të tmerrshme,” shtoi ai.

Në gjyq u dëgjua se Plumb kishte mbledhur një çantë mjetesh për të kryer dhunë seksuale kundër prezantueses midis 2021 dhe 2023. Ai kishte zhvilluar një “obsesion” me zonjën Willoughby në një periudhë më tepër se 10-vjeçare, tha prokurorja Alison Morgan KC.

Plumb kishte një “qëllim të vërtetë” për të rrëmbyer transmetuesin nga shtëpia e saj, “ta çonte në një vend ku do të përdhunohej vazhdimisht” dhe më pas ta vriste, vazhdoi zonja Morgan.

Jurisë iu tha se Plumb u arrestua pasi ai ia zbuloi komplotin e tij një oficeri policie të fshehtë nga SHBA, me të cilin kishte folur në internet. Zonja Morgan tha se Plumb fillimisht ia kishte përshkruar planin e tij një njeriu të njohur vetëm si Marc në 2021.

Bbc2
Bbc2

Një mesazh i dërguar nga i pandehuri për Marc thoshte: “Unë do të jetoj fantazinë time të fundit.” Ai më pas shtoi: “Tani jam në pikën që fantazia nuk është më e mjaftueshme. Unë dua ta bëj këtë gjë vërtetë”. Pas gjetjes edhe të sendeve nga policia, burri tashmë po përballet me gjyqin./BBC/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb