Jasir Asani ishte protagonist me Gwangju, teksa realizoi dopietë në Championsin e Azisë ndaj skuadrës nga Malajzia, JDT. Pas suksesit 3-1, ka folur për mediat, trajneri i Gwangju, Jung-Hyo Lee.

“Ne nuk luajtëm aq mirë sa e kishim planifikuar. Vendosëm që të sulmonim me Asanin dhe ishin shumë momente kur Asanit i krijohet mundësia dhe ishte i lirë, por është turp që nuk u lidh më mirë situata. Më vjen keq që lojtarët tanë filluan të mbronin rezultatin kur ne ishim 2-0”, tha Lee.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb