Japonia mori 3 pikët e para në grupin D, në Kupën e Azisë, pasi mundi 4-2 Vietnamin. Një nga më të mirët në ndeshjen e luajtur në Al Thumama Stadium (Doha) ishte Takumi Minamino, i cili realizoi dopietë në të mirë të skuadrës së Hajime Moriyasu.  Japonezët shënuan edhe 2 herë të tjera, me Nakamura dhe Ueda.

Vietnamezët “tundën rrjetën” me Nguyen dhe Pham Tuan Hai.  Ndeshja tjetër e grupit është ajo mes Indonezisë dhe Irakut.

Në përballjet e xhiros së dytë të grupeve, Japonia sfidon Irakun, sakaq Vietnam mat forcat me Indonezinë. Finalja e Kupës së Azisë është e planifikuar të mbahet me 10 shkurt.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: