Mesfushori i Interit, Piotr Zielinski realizoi dy gola ndaj Juventusit, në barazimin 4-4 në ndeshjen e Serie A. Zielinski, komentoi sfidën, menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit.
“Sigurisht që ka keqardhje për këtë rezultat, ne mund ta kishim mbyllur duke shënuar golin e pestë. Nuk ia dolëm dhe më pas Juventusi reagoi mirë, për të shënuar golin e tretë dhe të katërt. Është e dukshme që po pësojmë shumë gola. Kundërshtarët dilnin shumë lehtë, me një pasim gjenin hapësira për të dalë përpara. Është diçka që duhet përmirësuar sepse vitin e kaluar Interi nuk i lejonte këtë gjëra.
Fusha nuk ishte në gjendje shumë të mirë, kërkova një zëvendësim sepse këmbët e mia po vuanin. Unë preferoj të luaj në pozicionin tim natyral. Ka një emergjencë dhe aty ku është e nevojshme unë gjithmonë do të përpiqem të jap më të mirën time”, tha Zielinski.